Shpërthen bombola e gazit afër lagjes “Marigona”, 12 të lënduar

  • E.K /
  • 29 December 2020 - 13:39
 Shpërthen bombola e gazit afër lagjes “Marigona”, 12 të lënduar

12 persona janë lënduar nga shpërthimi i një bombole të gazit në rrugën Prishtinë-Ferizaj, afër lagjes “Marigona”.

Rastin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë.

“Sot rreth orës 12:00 brenda një objekti në rrugën Prishtinë –Ferizaj, ka ndodhur një shpërthim( dyshohet bombolë gasi). Bazuar në të dhënat e deritanishme  dyshohet se në  këtë rast janë lënduar 12 persona, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Prishtinë”, ka thënë ajo.

Sipas Ahmeti në vendin e ngjarjes aktualisht janë zjarrfikësit dhe njësitet policore që janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes.

“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes të cilët aktualisht po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat kanë të bëjnë me rastin”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)