Po mashtrojnë ata që po premtojnë, nuk bëhet Qeveria më një parti politike, pa koalicion paszgjedhor

Po mashtrojnë ata që po premtojnë, nuk bëhet Qeveria më një parti politike, pa koalicion paszgjedhor
Po mashtrojnë ata që po premtojnë, nuk bëhet Qeveria më një parti politike, pa koalicion paszgjedhor

Muhamet Kelmendi

  • 29 December 2020 - 13:19

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Nga forcat politike shqiptare pritet që VV të jetë e para. Por, do të ketë edhe këtu konkurrencë nga partitë tjera politike. PDK dhe LDK janë kundërshtare mjaftë të forta. Pas këtyre vijnë subjekti tjetër politik AAK. Mendohet se radhitja do të jetë si në zgjedhjet e fundit të vitit 2019. Këtu nuk ka pësuar ndryshime të forta. Kur përmendi këtë radhitja nuk mbështetem tek vullneti i subjekteve politike, por te gjendja që është në vend. E radhitja e subjekteve nuk do të kalon shumë në diferencë nga njeri -tjetri subjekt. Ndërsa, asnjë parti nuk mendoj se do të arrin në 40%. Megjithatë mbetet të shihen gjërat në zgjedhjet që po vijnë.

-Renditja e partive politike në zgjedhje sipas listës së KQZ-së bëhet me tërheqje të shortit. Kjo edhe nuk ka rëndësi kundruall përcaktimeve politike te partive dhe të kandidatëve që i paraqet subjekti. Në këtë drejtim nuk ka të dhëna të bollshme lidhur me strukturën e listave zgjedhore. Shume varet nga kandidati partisë për kryeministër të vendit. Natyrisht se subjektet politike mundë të bëjnë koalicione parazgjedhore dhe kjo e krijon një gjendje krejt të re me aktualitetin që e kemi tash.

Nëse mbështetemi në aktualitet nuk del asnjë parti që mund të korri sukses, që vetëm për vetëm, pa koalicion, të ndërtohet pushtetin. Pavarësisht se kush pas zgjedhjeve do të del në vendin e parë, me siguri bëhen koalicione midis subjektive. Kjo për faktin se nuk do të arrin asnjë subjekt të fiton shumicën e nevojshme për të vetëqeverisur 51%. Tash dihen dy grupe të subjekteve që i takojnë Qeverisë. Minoriteti serb dhe minoritetet tjera, si turqit, romët, ashkalijtë etj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".