Pamje, tërmeti dridh studion e lajmeve në Kroaci

  • E.K /
  • 29 December 2020 - 15:04
 Pamje, tërmeti dridh studion e lajmeve në Kroaci

Sot Kroacia u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë prej 6.3 të shkallës Rihter. Por, sipas mediave kroate duket se situata më e rëndë është në Petrinja.

Një numër i madh i shtëpive e ndërtesave u shkatërruan, ndërkohë raportohet se ka edhe viktima.

Pamje të shumta po qarkullojnë në mediat sociale nga tërmeti i fuqishëm, ku në njërën prej tyre shihet edhe reagimi i gazetareve gjatë raportimit live.

Nga video duket qartë se gjithçka shkundet prej tërmeti me magnitudë 6.3.

(Kosova Sot Online)