Çlirimi i PDK-së nga kthetrat e ish komandantëve të luftës, mision i vështirë i kandidatit për kryeministër në këto zgjedhje

Çlirimi i PDK-së nga kthetrat e ish komandantëve të luftës, mision i vështirë i kandidatit për kryeministër në këto zgjedhje
Çlirimi i PDK-së nga kthetrat e ish komandantëve të luftës, mision i vështirë i kandidatit për kryeministër në këto zgjedhje

Nexhat Haziri

  • 29 December 2020 - 07:23

Shkruan: Nexhat Haziri

PDK-ja e çliruar nga fryma e komandantëve do të mundë të kthehet seriozisht në zgjedhjet e tjera në pozicionin e një partie që garon seriozisht për ta fituar pushtetin. Ndërsa lidhur me mungesën e z. Jakup Krasniqit tek NISMA, nuk besojë se do të ketë ndonjë impakt, për arsye se ky subjekt politik edhe në zgjedhjet e kaluar ku garoi në një koalicion me AKR dhe PD-në e Ferid Aganit, nuk e kaloi pragun, po mos të ishin skenarët e të ashtuquajturave votat e listës serbe të helmuara, të ardhura nga Serbia, NISMA, tani do të ishte e harruar si subjekt politik. Andaj kësaj radhe është pa asnjë gjasë, edhe sikur Jakup Krasniqi të mos ishte në Gjykatën e Hagës.

Zgjedhjet do të zhvillohen normalisht edhe pa z. Thaçi dhe Veseli, natyrisht se mungesa e tyre do të ketë impakt në rezultatin e PDK-së, e cila që tani nuk shihet favorite për t'i fituar zgjedhjet, por shihet si një parti pa pretendime të mëdha në mungesë të dy liderëve kryesor të saj.

Mungesa e një rezultati të theksuar në këto zgjedhje do të jetë tronditje për PDK-në, por edhe diçka që mund të shndërrohet në pozitivitet në këtë parti politike, e ajo është fillimi i ndërtimit të një epoke të re, nëse mund ta quaj kështu për PDK-në, të cilës nuk i mungojnë kuadrot dhe njerëzit me kredibilitet, dhe nëse arrin ta menaxhojë me sukses mungesën e z. Thaçi dhe të Veselit, por edhe çlirimin nga fryma e komandantëve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".