Haradinaj-Stublla pret në takim homologun italian pajtohen për bashkëpunim ushtarak mes dy shteteve

  • G.G /
  • 30 December 2020 - 13:46
Haradinaj-Stublla pret në takim homologun italian pajtohen për bashkëpunim ushtarak mes dy shteteve

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka pritur në takim homologun e saj italian Luigi Di Maio.

Haradinaj-Stublla ka njoftuar se në takim kanë diskutuar për bashkëpunimin ushtarak me Italinë dhe marrjen e vaksinës COVID-19.

“Takim i shkëlqyer me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio, vazhdojmë për të thelluar marrëdhiniet tona të shkëlqyeshme mes Kosovës dhe Italisë. Diskutuam sigurimin e vaksinës COVID-19. Bashkëpunimi ushtarak me Italinë është i një rëndësie strategjike për Kosovën dhe ne qëndrojmë fuqimisht të angazhuar për të rritur atë. U pajtuar për të fuqizuar përkrahjen për rininë e Kosovës”, ka thënë kryediplomatja kosovare.

(Kosova Sot Online)