Policia në Gjilan: Tri viktima janë gjetur brenda shtëpisë e një në kopsht

  • E.K /
  • 30 December 2020 - 23:38
 Policia në Gjilan: Tri viktima janë gjetur brenda shtëpisë e një në kopsht

Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Komunës së Vitisë, ku dyshohet se një burrë ka vrarë gruan dhe dy djemtë e tij.

Pas nxerrjes së trupave, ka folur Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë në Rajonin e Gjilanit, i cili tha se kjo ngjarje i ka tronditur të gjithë.

“Policia në Viti është njoftu rreth orës 18:00 për disa të shtëna me armë zjarri dhe njësitet me urgjencë kanë dalë në vend të ngjarjes dhe nga hetimet e para është parë që ka viktima. Kjo vrasje e katërfishtë na ka trondit të gjithëve, jo vetëm fshatin”, ka thënë ai për media.

Po ashtu ka filluar edhe gjetja e dëshmitarëve të mundshëm, kështu bëri të ditur nënkoloneli i Policisë në këtë rajon.

“Ne tani jemi në procesim në vend të ngjarjes, dhe fokusi është të mbledhim çdo dëshmi fizike me qëllim të kemi një hetim sa më profesional. Po ashtu hetuesit janë në terren për dëshmitarë.

Mund të konstatojmë që 3 viktima janë gjetur brenda shtëpisë, ndërsa një në kopsht.

Ende s’kemi informacione në lidhje me motivimin e ngjarjes. Ne kemi nis intervistimin e dëshimtarëve, por s’kemi detaje rreth deklaratave të tyre. Do të kërkojmë po ashtu bashkëpunim edhe nga shteti evropian ku kanë jetuar”, tha ai.

(Kosova Sot Online)