Kjo është storja e fundit e shkatërrimit të LDK-së nga politika arbitrare e uzurpatorit Isa Mustafës, abuzuesit kryesor të fondit 3%

Kjo është storja e fundit e shkatërrimit të LDK-së nga politika arbitrare e uzurpatorit Isa Mustafës, abuzuesit kryesor të fondit 3%

Gani Qarri

  • 30 December 2020 - 07:23

Shkruan: Gani Qarri

Siç dëshmojnë edhe zhvillimet e fundit, Isa Mustafa,i cili personalisht edhe e ka sjellë ish partinë e Dr. Ibrahim Rugovës, prijësen e të gjitha zhvillimeve progresive në vend, udhëheqësen e ndryshimeve demokratike dhe partinë e parë shtet formuese në Kosovë, në gjendje të tillë kaq të mjerueshme, LDK, nën udhëheqjen e tij, përfundimisht ka marrë teposhtën më të madhe të mundshme dhe është duke shkuar drejtë shkatërrimit përfundimtar, që ishte edhe qëllimi kryesor i Isa Mustafës, qysh nga ardhja e tij, me parat e 3%-shit, manipulime dhe blerjen e njerëzve, në krye të kësaj partie, dikur më të madhes në Kosovë.

-Pikërisht në kohën kur, para procesit të ri të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, të cilat pritet të mbahen deri në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, shumica e partive politike në Kosovë, kanë bërë të ditur kandidatët që në këto zgjedhje do të garojnë për kryeministër të vendit, LDK e ndarë dhe përçarë të paktën në katër grupime klanore, tanimë të njohura brenda saj, gjendet në krizë aq të thellë, sa që nuk është në gjendje të nominojë asnjë kandidat të vetin partiak, që do të garonte në zgjedhje, për postin e kryeministrit të vendit. Madje mu para procesit të ri të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, kur shumica e partive politike në Kosovë, kanë paralajmëruar heqjen e vijave të kuqe edhe ndaj njëra tjetrës, për tu hapë mundësi koalicioneve, pasi që këto zgjedhje do të jenë edhe testi më i rëndë sprovues, për të gjitha partitë në Kosovë, për të dëshmuar fuqinë aktuale politike dhe ruajtjen e besimit te elektorati i tyre, në LDK sapo ka arritur kulmin lufta e brendshme klanore për dominim në parti.

Vetëm të shtunën që lamë pas, kryesia e këtij subjekti tashmë të klanizuar politik, dështoi aq rëndë, sa që nuk arriti të dal me asnjë kandidatë të propozuar partiak ,përderisa dy rivalët e tjerë kryesor të saj, si LVV dhe PDK, jo vetëm që kanë bërë publik emrat e kandidatëve të tyre, të cilët do të garojnë për kryeministër, në zgjedhjet e ardhshme, por tashmë, ata kanë nisur edhe fushatën jo zyrtare parazgjedhore me elektoratin e vet, në teren. Për aq më tepër, pamundësia e përcaktimit të shpejtë të kandidatit për kryeministër, nga një parti politike e cila pas dështimeve të njëpasnjëshme, megjithëse nga radhët e saj ,vije edhe kryeministri i shkarkuar Avdullah Hotin, flet se ka aq shumë, përçarje, kundërshtime dhe probleme të pasqaruara në luftën e brendshme të klaneve brenda saj, sa që nuk arrijnë pajtim, as t`ia besojnë edhe një mandat plus kryeministrit (aksidental) të sapo rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese bashkë me qeverinë e kundërligjshme, të kurdisur nga Hashim Thaçi dhe vet Isa Mustafa.

Madje koordinimi brenda partiak në LDK, ka rënë deri në atë nivel, sa që nuk është më në gjendje si parti, të ofrojë as një emër të përveçëm koncensual që do të garonte për postin e kryeministrit në zgjedhjet që po vijnë. Ndaj, pikërisht këto zgjedhje, pritet të jenë testi vendimtar dhe më sfiduesi gjatë gjithë historikut të ekzistencës së LDK-së si parti, të cilës veçanërisht kësaj radhe, parashihet ti shkërmoqet gjithë fuqia politike dhe bie tërësisht mbështetja elektorale tek populli i dëshpëruar i Kosovës, me bashkëpunëtorin e pandreqshëm të Rrahman Morinës dhe qeverisë së Millosheviqit, jugokomunistin nostalgjik Isa Mustafa. Kjo pikësëpari, për vet faktin e paprecedent, të përjashtimit të kuadrove më të mirë nga kryesia e LDK-së, si zonja Dr.Vjosa Osmani dhe tradhtimit spektakular të premtimeve dhënë elektoratit duke nënçmuar hapur edhe besimin e popullit në LDK, nga vet Isa Mustafa. Ai përveçse u bashkua me AAK-në, Nismën dhe Listën serbe, si dorë e zgjatur e Serbisë në Kosovë, për të formuar me dallaveret e tij dhe të Hashim Thaçit një qeveri antikushtetuese dhe vendosur Avdullah Hotin në mënyrë të kundërligjshme në krye të saj, fyen hapur dhe pa fije turpi edhe votuesit kosovar nëpër emisione televizive. Isa Mustafa është ai i cili vetëm pak kohë më parë, deklaronte personalisht me urrejtje dhe nënçmim të papërmbajtur, para kamerave televizive se vota e popullit, është e pavlefshme për politikën dhe se vota e qytetarëve nuk mund të ndikojë në vendimet e partisë së LDK-së. Fyerje dhe nënçmim i padëgjuar nga goja e asnjë politikan tjetër, qysh nga okupimi i Kosovës nga Serbia, i cili befasoi dhe la gojëhapur jo vetëm votuesit e LDK-së, por edhe të gjithë qytetarët e Kosovës, se si i kanë shprehur besimin një jugokomunisti të sëmurë si Isa Mustafa dhe partisë që ai udhëheqë në të kaluarën, dhe pse u dashka ata, që sidomos tash e tutje, të votojnë për LDK-në.

Madje Isa Mustafa me garën për dominim të brendshëm ka shkaktuar jo vetëm qarjet të rënda brenda LDK-së, por edhe e ka ndarë këtë segment politik, në katër klane dhe grupime të pa-ri pajtueshme rajonale, si ai i Gjilanit me në krye Lutfi Hazirin, i rajonit të Rahovecit dhe Prizrenit me Avdullah Hotin, grupimi i Pejës dhe rajonit të Dukagjinit me Gazmend Muhaxherin, si dhe rryma e primitivistëve me në krye Agim Veliun që bashkë me Isa Mustafën sundojnë Llapin dhe Gollakun. Isa Mustafa është përkujdesur gjatë, për ta quar LDK-në në dështim të pakthyeshëm dhe përkundër gjendjes kaotike që mbretëron aktualisht në LDK, deklaron se ajo do të garojë e vetme në zgjedhje, pa marrë parasysh se çfarë do të ndodhë me te, në të ardhmen. Ndaj me fyerjet kaq të rënda drejtuar në mënyrë publike votuesve besnik të LDK-së dhe klanizimit shkatërrimtar brenda saj, nga vet Isa Mustafa me shokë, kjo parti, dikur më e madhja në Kosovë, jo vetëm se është duke u ballafaquar me krizën më të madhe të identitetit të vet politik, të shkatërruar tërësisht prej prijësve klandestin me Isa Mustafën në krye, por në këto zgjedhje, ajo pritet ta pësojë fiaskon më të rëndë në historinë e ekzistencës së saj si parti.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".