Mbi 83 milionë të infektuar me COVID-19 në botë

  • A.P /
  • 31 December 2020 - 17:31
Mbi 83 milionë të infektuar me COVID-19 në botë

83 milionë e 331 mijë e 374 persona raportohet se janë infektuar me virusin COVID-19.

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, 1 milionë e 817 mijë e 363 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 59 milionë e 79 mijë e 485 janë shëruar nga ai.

Amerika prinë me numrin të madh të rasteve të infektuara me gjithsej 20 milionë e 237 mijë e 964 raste, pastaj India me 10 milionë e 282 mijë e 624 raste dhe Brazili me 7 milionë e 619 mijë e 970 raste.

Vetëm në Kosovë, numri total i rasteve pozitive me COVID-19 është 51 mijë e 328 raste nga 183 mijë e 513 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 335 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 420 pacientë në vend derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 41 mijë e 407 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8 mijë e 586. 


(Kosova Sot Online)