Vrau kunatin gjatë natës së ndërrimit të viteve, ja kush është autori i arrestuar

  • E.K /
  • 01 January 2021 - 10:51
Vrau kunatin gjatë natës së ndërrimit të viteve, ja kush është autori i arrestuar

Akuzohet se vrau kunatin e tij, shtetasin Vladimir Zvezhda, duke e qëlluar me thikë në pjesën e qafës, plagë e cila ishte fatale për të, 34- vjecari bie ne prangat e policise.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm. Policia thotë se autori ishte në gjendje të dehur kur u grind me kunatin dhe më pas ndërmori aktin e rëndë, atë të vrasjes.

Njoftimi:

Rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “5 Maji” pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta shtetasi K.Sh., 34 vjeç, në gjendje të dehur ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij shtetasin V.Z., 42 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)