Gruaja më e moshuar në botë e feston ditëlindjen e 118-të

  • E.K /
  • 02 January 2021 - 11:36
Gruaja më e moshuar në botë e feston ditëlindjen e 118-të

Kane Tanaka, gruaja japoneze që nga libri i rekordeve “Guiness” njihet si personi më i moshuar në botë, e ka festuar të shtunën ditëlindjen e saj të 118-të.

E lindur më 2 janar 1903, zonja Tanaka e festoi ditëlindjen e 118-të në shtëpinë për personat e moshuar në Fukuoka, që ndodhet në pjesën jugperëndimore të Japonisë, shkruan Anadolu.

Ajo festoi duke duartrokitur dhe duke thënë se planifikon të qëndrojë e shëndoshë deri në moshën 120-vjeçare, raportuan mediet lokale.

Tanaka është në gjendje të mirë shëndetësore, ha tri herë në ditë dhe bën ushtrime fizike.

Për shkak të masave kufizuese si pasojë e pandemisë së koronavirusit, ajo pothuajse nuk ka gjasa që të takohet me të afërmit e saj.

(Kosova Sot Online)