Aksident në magjistralen Podujevë-Prishtinë, lëndohet një person

  • E.K /
  • 02 January 2021 - 11:51
 Aksident në magjistralen Podujevë-Prishtinë, lëndohet një person

Një person ka mbetur i lënduar nga një aksident trafiku që  ka ndodhur në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave rreth orës 08:00. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 08:00 në rrethrrotullimin që gjendet në dalje të Autostradës (në fshatin Trudë), ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person”, tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)