Këto janë pritjet nëpër pikat kufitare për të dalë nga Kosova

  • A.P /
  • 03 January 2021 - 09:27
Këto janë pritjet nëpër pikat kufitare për të dalë nga Kosova

Mërgimtarët kanë filluar që të kthehen në vendet ku punojnë pasi i kanë kaluar festat e fundvitit së bashku me familjet e tyre në Kosovë.

Bazuar në të dhënat nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në dalje të Merdares, kolona arrin gjatësinë deri në 250 metra dhe pritje nga 20 deri në 30 minuta.

Në hyrje nga tre deri në pesë minuta.

Ndërsa, në pikë kalimin kufitar “Dheu i Bardhë”, kolonat janë të gjata nga 100 deri në 130 metra, dhe pritja nga 15 deri në 20 minuta.

(Kosova Sot Online)