Pasi u shërua nga koronavirusi, 95-vjeçarja bën gjestin e bukur

  • E.K /
  • 04 January 2021 - 08:15
Pasi u shërua nga koronavirusi, 95-vjeçarja bën gjestin e bukur

Miriam Looker është 95-vjeçarja, që po bën xhiron e rrjetit. Ajo ka plotësuar dëshirën e djalit të saj, i cili punon doktor në Ohio.

E moshuara qepi mbi 1,000 maska dhe mori pushim për shkak se edhe vetë u infektua me koronavirus.

Pasi u shërua, Looker iu rikthye qepjes së maskave. Ajo bën prerjen e materialit gjatë natës, i qep e të nesërmen i vë mbajtëset elastike nga të dyja anët.

Maskat e saj janë dërguar tek pacientët e djalit, në kopshte dhe shkolla. Deri më tani, ajo ka qepur afër 1,700 maska.

(Kosova Sot Online)