Momenti qesharak kur qeni prish videon romantike të çiftit

  • E.K /
  • 04 janar 2021 - 09:31
 Momenti qesharak kur qeni prish videon romantike të çiftit

Video romantike e një çifti me në sfond perëndimin e diellit u kthye në video komike, kur një qen shkoi te aparati celular i vendosur në tokë dhe urinoi mbi të.

Çifti amerikan kishte vendosur të bënte një video të bukur në bregdet dhe pasi gjeti këndin perfekt, nguli në rërë telefonin dhe e vuri në regjistrim.

Por, në këtë moment, një qen vjen në skenë dhe shkon te celulari. Pasi e nuhat, i urinon sipër, duke prishur kështu videon romantike.

(Kosova Sot Online)