Ky është deputeti më ‘jetëshkurtër’ i Kuvendit të Kosovës

  • E.K /
  • 04 January 2021 - 10:11
Ky është deputeti më ‘jetëshkurtër’ i Kuvendit të Kosovës

Ditët e fundit të dhjetorit sollën një mori ndryshimesh në vend, e ndër to ishte edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shpalljen e Qeverisë Hoti, si jo legjitime.

Të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese votuan pro kërkesës së bërë nga Lëvizja Vetëvendosje lidhur me paligjshmërinë e votës së deputetit Etem.

Sipas Kushtetueses, vendimi i Kuvendit të Kosovës i 3 qershorit për zgjedhjen e qeverisë “nuk është në pajtueshmëri me Kushtetutën sepse qeveria nuk ka marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendim.

Pas këtij vendimi, Vjosa Osmani si u.d e presidentes së Kosovës thirri në takim përfaqësuesit e partive politike në vend për të diskutuar nga afër datën e mundshme të zgjedhjeve të përgjithshme.

Në vendimin e Kushtetueses thuhej se 40 ditë është afati ligjor për caktimin e zgjedhjeve që nga publikimi i këtij vendimi në faqen zyrtare, gjë e cila nuk është bërë ende.

Por ajo që është mjaftë interesante është fakti se njëri nga deputetët e Kuvendit të Kosovës do të njihet si prej deputetëve më “jetëshkurtër” në këtë legjislaturë.

Me datën 18 dhjetor 2020, Taulant Kryeziu u betua si deputet i Kuvendit të Kosovës në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

(Kosova Sot Online)