Gjermania do ta zgjasë mbylljen edhe më shumë, vendimi pritet të zyrtarizohet nesër

  • E.K /
  • 04 January 2021 - 14:40
Gjermania do ta zgjasë mbylljen edhe më shumë, vendimi pritet të zyrtarizohet nesër

Qeveria federale gjermane ka arritur një marrëveshje me 16 landet e pavarura për ta zgjeruar karantinën deri më 31 janar. Sipas gazetës Bild, vendimi final pritet të zyrtarizohet ditën e nesërme nga kancelarja Angela Merkel.

Vendimi është kërkuar me forcë veçanërisht nga disa rajone të rëndësishme si Baviera, Saksonia dhe Turingia, që regjistrojnë një rritje domethënëse të rasteve me koronavirus, në një vend që tashmë ka kaluar 1 milion e 700 mijë rastet dhe 35 mijë viktimat.

Ndërkohë, sipas autoriteteve shëndetësore gjermane, rikthimi i nxënësve në bankat e shkollës cilësohet si një ngjarje që “nuk parashikohet në një të ardhme të afërt”.  

(Kosova Sot Online)