Ndryshime në ekzekutivin grek, për herë të parë një homoseksual merr post qeveritar

  • E.K /
  • 04 January 2021 - 14:55
Ndryshime në ekzekutivin grek, për herë të parë një homoseksual merr post qeveritar

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ditën e sotme ka njoftuar disa nga ndryshimet që janë bërë në kabinetin qeveritarë.

Mediat greke shkruajnë se Nikolas Giatromanolakis, 44-vjeç mori detyrën e zëvendësministrit për Kulturën Bashkëkohore në Ministrinë e Kulturës dhe Sporteve.

Giatromanolakis është zëvendësministri i parë homoseksual që emërohet në Greqi. Ishte vetë Giatromanolakis që muaj më parë me anë të një postimi në rrjetet sociale tregoi hapurazi prirjet e tij seksuale.

44 vjeçari lindi në 1975 në Athinë, ku u rrit. Ai është djali i shkrimtarit dhe akademikut Giorgis Giatromanolakis dhe akademikes Rena Lekanidou.

Ai ka një diplomë bachelor në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti Panteion dhe një master në Politikë Publike (MPP) nga Shkolla e Qeverisë John F. Kennedy në Universitetin e Harvardit në SHBA.

(Kosova Sot Online)