Ky është i riu nga Nekoci që vdiq në aksidentin e ndodhur në Drenas

  • E.K /
  • 05 January 2021 - 10:15
Ky është i riu nga Nekoci që vdiq në aksidentin e ndodhur në Drenas

Mbrëmë një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që u shkaktua mes katër veturave në fshatin Arllat të Drenasit.

Viktima është Merison Zeka, rreth 24-vjeç nga fshati Nekoc i Drenasit.

Lajmin për vdekjen e Merisonit e kanë dhënë familjarët.

Në aksident janë lënduar edhe gjashtë persona tjerë.

(Kosova Sot Online)