Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Zeka për vdekjen tragjike të 24-vjeçarit

  • E.K /
  • 05 January 2021 - 10:37
Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Zeka për vdekjen tragjike të 24-vjeçarit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe stafi i komunës ka pranuar me dhimbje lajmin për vdekjen e 24 –vjeçarit Merison Zeka, në aksidentin e mbrëmshëm në rrugën Arllat-Malishevë.

Kryetari Lladrovci ka shprehur ngushëllime më të sinqerta familjes Zeka nga fshati Nekoc për vdekjen e djalit të tyre në aksidentin fatal.

“Ngushëllime të sinqerta familjes Zeka, shokëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur, për vdekjen e djalit të tyre në aksident. Në këto momente të vështira për familjen jam shpirtërisht pranë tyre”, është shprehur kryetari Lladrovci.

Lladrovci u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes dhe vëmendje më të madhe në trafik.

(Kosova Sot Online)