Norvegji: Qeni gjendet i gjallë nën rrënoja, gjashtë ditë pas rrëshqitjes së dheut

  • E.K /
  • 05 January 2021 - 14:35
Norvegji: Qeni gjendet i gjallë nën rrënoja, gjashtë ditë pas rrëshqitjes së dheut

Një qen është gjetur i gjallë nën rrënojat e shtëpive, 6 ditë pas rrëshqitjes vdekjeprurëse në Norvegji, duke rritur shpresat te forcat e kërkim-shpëtimit, që ende po kërkojnë për njerëzit e zhdukur.

Rrëshqitja e tokës, e cila mbuloi shtëpitë në fshatin norvegjez të Ask, ndodhi në 30 dhjetor, ku për pasojë mbetën të vdekur 7 persona dhe tre të tjerë të zhdukur.

Qeni u gjet nga shpëtuesit të hënën vonë dhe ishte në gjendje të mirë, tha zëdhënësi i policisë Ivar Myrboe.

Sipas kreut të operacionit të kërkim shpëtimit Goeran Syversen ky është një gëzim dhe motivim për të punuar më tej.

Përpjekjet e kërkimit vazhdojnë në fshatin Ask, 16 milje në verilindje të Oslos, me qen që shkojnë poshtë rrënojave në temperatura nën ngrirje për të gjetur ata që mungojnë si edhe me helikopterë dhe dornë.

(Kosova Sot Online)