
Lexoni edhe:
Kryeministri Hoti pa mandat legjitim vendimmarrës në AKI, kompetencat i kalojnë U.D. të Presidentes Vjosa Osmani
Rreth orës 15:00 sot gjatë ditës ka ndodhur një shpërthim i bombolës së gazit në qytetin e Ferizajt. Deri më tani 44 persona janë konfirmuar të lënduar, teksa 14 të tjerë që janë në gjendje më të rëndë janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka dhënë detaje për shpërthimin që ndodhi sot në Ferizaj.
Ai tha se sipas hetimeve të para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë e gazit.
Aliu, deklaroi se t prej të lënduarve janë në gjendje shumë të rëndë.
“Shpërthimi i fuqishëm që sot ndodhi solli lëndime trupore për 42 persona që ishin në restaurant dhe jashtë tij. 13 janë duke u trajtuar në QKUK dhe disa prej tyre janë futur edhe në operim. 13 pacientët që janë dërguar në QKLUK, janë në gjendje të rëndë e 7 prej tyre në gjendje shumë të rëndë. Pjesa e pacientëve që janë në Spitalin e Ferizajt janë në gjendje më të lehtë dhe kanë gjendje më të ;përballueshme nga lëndimet që i kanë marrë”, ka thënë Aliu.
(Kosova Sot Online)