Avdullah Hoti dhe Armend Zemaj sot do të mbajnë konferencë për medie

  • E.K /
  • 06 January 2021 - 09:41
Avdullah Hoti dhe Armend Zemaj sot do të mbajnë konferencë për medie

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ministri në detyrë i shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori i IKShPK-së Naser Ramadani, do të mbajnë konferencë për medie në orën 11:00.

Kështu ka bërë të ditur, zyra e kryeministrit përmes një njoftimi për medie, e cila theksoi se temë e konferencës do të jetë strategjia e imunizimit dhe plani i vaksinimit.

Pas konferencës Hoti, do të vizitoi Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin Armend Zemaj dhe Drejtorin e IKSHPK-së Naser Ramadani, mbajnë konferencë për media për strategjinë e imunizimit dhe planin e vaksinimit.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë KOHA: 11:00

Kryeministri Avdullah Hoti viziton Forcën e Sigurisë së Kosovës.

VENDI: Kazerma Adem Jashari (Amfiteatri) KOHA: 11:45

(Kosova Sot Online)