Tentativa e kontrabandimit të shpejtë të një shefi të ri të AKI-së nga Avdullah Hoti është shkelje e rendë kushtetuese

Tentativa e kontrabandimit të shpejtë të një shefi të ri të AKI-së nga Avdullah Hoti është shkelje e rendë kushtetuese

Hajrullah Tërnava

  • 06 January 2021 - 07:40

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Institucionet e reja të shtetit, Qeveria dhe presidenca e re pas zgjedhjeve që i kemi afër, duhet të jenë shumë të kujdesshme në veprimin që do ta ndërmarrin sa i takon zgjedhjes së shefit të ri të AKI-së, që ai të zgjidhet vetëm sipas aftësive që i posedon, dhe njëherë e përgjithmonë ai institucion të jetë stabil në punët e tija, mos të ketë ndërrime kaq të shpeshta si deri me tani, me që ky institucion shtetëror është një ndër më të rëndësishmit e shtetit, prandaj ndërrimet e shpeshta kanë pasoja të mëdha për vetë shtetin.

-Emërimet në poste të larta të institucioneve shtetërore, sikur në këtë rast shefin e ri të AKI-se, kur e kemi një situatë të tillë politike, që është vendosur të shkohet në zgjidhje të parakohshme, e që mbi bazën e kësaj situate edhe kryeministri në detyrë Avdullah Hotit dhe UD. E Presidentit , Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani janë në detyra të përkohshme, nuk është aspak e ligjshme dhe në përputhje me Kushtetutën, që gjatë këtij mandati të përkohshme tranzitor, ta emërojnë shefin e ri të AKI-së në bashkë koordinim, me veprime urgjente, pas shkarkimit që e ka bërë Avdullah Hoti.

Kur e kemi një situatë të tillë të krijuar tani së fundi, e nxjerrim lirisht konstatimin e prapaskenës së përgatitur, sipas së cilës po tentohet të shfrytëzohet kjo kohë që partitë në pushtet ti emërojnë personat e tyre partiak, që në të ardhmen ti kenë nën kontrolle çështjet politike, e sikur që dihet tani në shënjestër janë bërë organet e sigurisë dhe drejtësisë, fusha kyçe për të cilën, partitë politike po luftojnë që ti fusin në kthetrat e tyre për ti kontrolluar dhe pamundësuar funksionimin e tyre të pa ndikuar dhe të pa varur.

Me që tani po shihet qartë se zgjedhjet do të ndodhin shumë shpejt, duhet të mos humb durimi dhe mbasi të mbahen zgjedhjet, mbasi të formohet qeveria, zgjidhet Kryeministri, pastaj sipas procedurave të parapara kushtetuese zgjidhet edhe Presidenti i vendit, dhe vetëm pastaj në bashkëpunim dhe bashkë koordinim mes të dy krerëve të shtetit, të përcaktohet personi i cili do të jetë në krye të AKI-së. Me që ky post është shumë i rëndësishëm për shtetin, e në përputhshmëri me ligjet tona pozitive, duhet të përzgjidhet një person me përgatitje të lartë profesionale, me një përvojë të konsiderueshme institucionale, jo sipas tekeve dhe interesave të përkohshme të politikës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".