Armend Zemaj i kërkon qytetarëve që të bëhen gati për vaksinim kundër COVID-19

  • E.K /
  • 06 January 2021 - 11:37
Armend Zemaj i kërkon qytetarëve që të bëhen gati për vaksinim kundër COVID-19

Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin Armend Zemaj dhe drejtorin e IKShPK-së Naser Ramadani, po mbajnë një konferencë për media.

Me këtë rast ministri Zemaj i kërkoi qytetarëve që të bëhen gati për vaksinim pasi që me ardhjen e vaksinave kundër COVID-19, ata do të vaksinohen.

“Qytetarët të bëhen gati për vaksinim dhe të ndjekin udhëzimet e institucioneve përgjegjëse. Personat që kanë nevojë ta shfrytëzojnë mundësinë për vaksinim e të mbrojnë shëndetin e tyre”, ka thënë ai.

Zemaj tha se tashmë Kosova ka siguruar mbi 500 mijë vaksina anti-COVID nga Pfizer dhe se po bënë përpjekje që të sigurojnë vaksina edhe nga shtetet tjera.

“Ne kemi marrë konfirmim për sigurimin e 500 mijë dozave të kësaj vaksine. Këtë konfirmim e kemi marrë ditën e djeshme pas  negociatave që kemi pasur. Ne kemi punuar që nga korriku edhe në mekanizma tjerë për sigurimin e vaksinave si COVAX. Ndërsa, kemi negociuar edhe me shtete veç e veç për vaksina”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)