Raporti i Bankës Botërore: Ekonomia globale pritet të rritet me 4% gjatë 2021

  • E.K /
  • 06 January 2021 - 11:59
Raporti i Bankës Botërore: Ekonomia globale pritet të rritet me 4% gjatë 2021

Pas një viti të vështirë jo vetëm shëndetësor por edhe ekonomik Banka Botërore jep shpresë se gjatë muajve në vijim të 2021, ekonomia globale është në rrugën e duhur për t’u rritur me 4 përqind, duke supozuar se vaksinimi për COVID-19 do të jetë një proces në vijueshmëri gjatë të gjithë vitit.

Sipas raportit të grupit të Bankës Botërore megjithëse ekonomia globale po rritet, pas një tkurrjeje prej 4.3 përqind në vitin 2020, pandemia e koronavirusit ka shkaktuar një numër të madh viktimash, ka zhytur miliona njerëz në varfëri dhe mund të zvogëlojë aktivitetin ekonomik dhe të ardhurat për një periudhë të zgjatur.

Prioritetet kryesore të politikës afatshkurtër janë kontrolli i përhapjes së COVID-19 dhe sigurimi i procesit të vaksinave.

Presidenti i Grupit të Bankës Botërore David Malpass theksoi se ndërsa ekonomia globale duket se ka hyrë në një rimëkëmbje të lehtë , politik-bërësit përballen me sfida të mëdha në shëndetin publik, menaxhimin e borxhit, politikat e buxhetit, bankën qendrore dhe reformat strukturore.

Për të kapërcyer ndikimet e pandemisë dhe për të ndjekur erën e investimeve, duhet të ketë një nxitje të madhe për të përmirësuar mjediset e biznesit, për të rritur fleksibilitetin e tregut të punës dhe produktit dhe për të forcuar transparencën dhe qeverisjen.

Një skenar pesimist, nëse rastet e të sëmurëve shtohen dhe vaksinimi shtyhet, kjo mund të kufizojë rritjen global në 1.6 përqind në 2021. Ndërkohë, në një skenar më optimist me kontroll të suksesshëm të pandemisë dhe një proces më të shpejtë të vaksinimit, rritja globale mund të përshpejtohet në gati 5 përqind.

Sipas raportit Ekonomia e Kinës pritet të zgjerohet me 7.9 përqind këtë vit pas rritjes prej 2 përqind vitin e kaluar, sipas raportit. Duke përjashtuar Kinën, ekonomitë në zhvillim parashikohet të zgjerohen rreth 3.4 përqind në 2021.

(Kosova Sot Online)