Të dështuarit e thellojnë akoma më shumë krizën ekonomike duke bërë luks pushimi me dehjet festive “institucionale”

Nexhat Haziri

  • 06 January 2021 - 07:54

Shkruan: Nexhat Haziri

Kosova nuk e ka luksin për “dehje “institucionale në festa që zgjasin me javë, por duhet shumë punë për t’u përballur me sfidat dhe proceset që ndodhën para vendit, dhe këto janë shumë sidomos ato që prekin mirëqenën e qytetarit tonë.

-Festomania e politikës kosovare, duke e shpallur ditën e hënë si ditë pushimi në kompensim për 2 janarin, që është ditë pushimi i vikendit të rregullt javor, është një praktikë që nuk sjell dobi për vendin sidomos në këtë kohë pandemik dhe një rënie të lirë si në aspektin ekonomik po ashtu edhe në atë social, dhe kjo tregon përgjegjshmërinë e institucioneve të shtetit në raport me qytetarët dhe nevojat e tyre që kanë në këtë kohë krizash. Pra po vazhdon një praktikë e mbrapshtë, përkundër faktit se është miratuar një ligj që e ndalon kompensimin e ditëve të festive kur ato bien në ditët e pushimit apo vikendeve në fund të javës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".