Mbështetësit e Trump mësyjnë brenda në Kongres, del jashtë kontrollit situata në Washington

  • A.P /
  • 06 January 2021 - 21:08
Mbështetësit e Trump mësyjnë brenda në Kongres, del jashtë kontrollit situata në Washington

Protesta në ShBA duket se ka dalë jashtë kontrollit dhe ndërtesa e kapitolit është në duart e mbështetësve të Trump.

Siç shihet dhe në video, protestues të shumtë ndodhen aktualisht brenda ambienteve të Kongresit në Washington.

Dyert e Shtëpisë janë mbyllur dhe një alarm emergjent nga policia e Kapitolit sapo transmetoi të njëjtën gjë, raporton cnn.

“Për shkak të një kërcënimi të brendshëm në ndërtesë, strehohuni në zyrën më të afërt dhe qëndroni të qetë”, njoftoi policia e kryeqytetit amerikan, Uashington.

Policia e Capitol Hill po bllokon gjithashtu këdo që të lëvizë nga ndërtesat e zyrës së Senatit në ndërtesën e Kapitolit të SHBA. Ka tunele nëntokësore që lidhin ndërtesat e zyrave me ndërtesën e Kapitolit që senatorët, stafi dhe gazetarët përdorin për të udhëtuar para dhe prapa.


(Kosova Sot Online)