Djali i Fadil Kodrës demanton Daut Haradinajn: Pirja e kafes nuk nënkupton përkrahja e AAK’së

  • A.P /
  • 06 January 2021 - 23:13
Djali i Fadil Kodrës demanton Daut Haradinajn: Pirja e kafes nuk nënkupton përkrahja e AAK’së

Sot gjatë ditës, Daut Haradinaj i AAK’së, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook ka thënë se partisë së tij i është bashkuar djali i Fadil Kodrës, Shqiprim Kodra. Por, më vonë, vet Shqiprim Kodra demantoi Haradinajn.

Haradinaj publikoi një fotografi ku shihej me Kodrën për të cilin tha se është një aktivist i dalluar nga Prekazi i Skenderajt dhe sot i është bashkuar taborit të AAK’së.

“Sot u bashkua me ne Shqiprim Fadil Kodra, një aktivist i dalluar nga Prekazi i Skenderajt”, shkroi Haradinaj në facebook.

Ndërkohë, vet Shqiprim Kodra përmes një shkrimi në facebook demantoi Haradinajn duke thënë se pirja e një kafeje me gjeneralin Haradinaj nuk nënkupton përkrahjen e AAK’së nga Familja Kodra.

“Ju njoftoj se pirja e një kafeje me Gjeneralin Z.Haradinaj nuk nënkupton përkrahjen e AAK-së nga familja Kodra”, shkroi Kodra.

(Kosova Sot Online)