Petar Petkoviq ia ndez zjarrin një familjes serbe afër Lipjanit

  • G.G /
  • 07 January 2021 - 10:10
Petar Petkoviq ia ndez zjarrin një familjes serbe afër Lipjanit

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Graçanicës, Sërxhan Popoviq, vizitoi familjen e Dejan Rashiqit këtë mëngjes në fshatin Dobrotin afër Lipljanit.

Petkoviq i premtoi kësaj familje ndihmë në zgjerimin e biznesit familjar dhe zdrukthëtarisë, me të cilën merret kjo familje, ndërsa në fotografi shihet duke ua ndezur atyre edhe zjarrin.

Pasi e vizitoi familjen Rashiq, Petkoviq e vizitoi edhe manastirin e Graçanicës.

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm u lajmërua nga malet e Kosovës në veri. Petkoviq po qëndron dje dhe sot në Kosovë me një kërkesë për vizitë, të cilën Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ia kishte refuzuar.

MPJD në një përgjigjje për express ka thënë se Petkoviq më 4 janar kishte bërë kërkesë për këtë vizitë, ndërsa ajo i ishte refuzuar të nesërmën.

Ministria th se vizitën e Petkoviqit në Kosovë e kanë lejuar “autoritetet mbi MPJD-në”, pa specifikuar se kush.

(Kosova Sot Online)