Hoxhaj thotë se Erdogan është personalisht i përfshirë në shërimin e kosovarëve nga shpërthimi në Ferizaj

  • A.P /
  • 07 January 2021 - 16:57
Hoxhaj thotë se Erdogan është personalisht i përfshirë në shërimin e kosovarëve nga shpërthimi në Ferizaj

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka reaguar pas dërgimit të 4 kosovarëve në Turqi për shërim, pasi që të njëjtit u lënduan rëndë pas shpërthimit të një bombolë gazi në një restaurant në Ferizaj.

Ai tha se ky transportim i të lënduarve në shtetin turk është bërë fal intervenimit profesional të mjekëve tanë si dhe me mbështetjen dhe zemërgjerësinë e Presidentit të Turqisë e mikut të Kosovës, Recep Tayyip Erdoëan.

Postimi i plotë:

Të gjithë të lënduarit rëndë në incidentin e Ferizajt po e marrin trajtimin e merituar dhe të shpejtë. Kjo u bë e mundur fal intervenimit profesional të mjekëve tanë si dhe me mbështetjen dhe zemërgjerësinë e Presidentit të Turqisë e mikut të Kosovës, Recep Tayyip Erdoëan. Dy qytetarë të lënduar më rëndë kanë udhëtuar brenda 24 orësh drejt Turqisë, dhe të tjerët do të arrijnë shpejt. Falënderoj përzemërsisht presidentin e Turqisë, Erdoëan, këshilltarin e tij, Sabri Demiri dhe ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çaërë Sakar, të cilët personalisht janë involvuar në këtë çështje.

Natyrisht, falënderim edhe për Ministrinë e Shëndetësisë për koordinimin e mirë, kryetarit Agim Aliu për angazhimin e jashtëzakonshëm dhe të gjitha ekipeve mjekësore në nivel komunal dhe qëndror që bënë gjithçka që ishte e mundur për të ofruar shërbime sa më të shpejta dhe profesionale. Shërim sa më të shpejtë për të lënduarit dhe urojë që të kthehen shëndoshë e mirë pranë familjeve të tyre. Faleminderit Turqi.

(Kosova Sot Online)