Lexoni edhe:
Konjufca e quan të padrejtë krahasimin e Vetëvendosjes me protestuesit në Capitol Hill
Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci ka thënë se me punë i ka shtuar votat në garat për kryetar të komunës.
Ai thotë se ka arritur të vë rregull në punën e administratës së komunës dhe se kështu ka fituar besimin e qytetarëve.
“Së pari unë kam ardhur nga një pozitë e ambasadorit në pozitën e kryetarit që është një nivel më i ulët. Kam dashur të dëshmoj se si duhet të jetë një kryetar i mirë dhe në shërbim të qytetarëve. Zotëri Veseli më ka dhënë këtë mundësi dhe kam ardhur. Kemi pasur vështirësinë e parë në balotazh por me punë e kemi dëshmuar. Kam marrë vota më shumë se partia”, ka thënë ai.
Konjufca e quan të padrejtë krahasimin e Vetëvendosjes me protestuesit në Capitol Hill Lexoni edhe:
“E kam dëshmuar që punojë për qytetarët. Kam pasur informacion që qytetari nuk shërbehet mirë në komunë. Kam shkuar e kam parë vetë. I kam qortuar. Jo me shtag, por me vërejtje. Shërbimi fillon për qytetarin prej 8 deri në 12. Prej 12 deri në 1 është pushimi i drekës. Pastaj prej 1 deri në 4. S’ka sikur në komunat tjera ku punohet vetëm me dy orë për qytetarin.”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online)