'Hallakatet' Zafa: S’ke të drejtë të thirresh në emër të popullit Albin, kur jeton me qira në Kosovë

  • A.P /
  • 07 January 2021 - 21:25
'Hallakatet' Zafa: S’ke të drejtë të thirresh në emër të popullit Albin, kur jeton me qira në Kosovë

Koordinatori për siguri kibernetike, Zafir Berisha, ka reaguar ndaj Albin Kurtit, të cilin e ka quajtur hipokrit dhe se ai nuk ka të drejtë të thirret në emër të popullit, pasi jeton me qira në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nuk e kupton a po i drejtohet norvegjezëve ku e ka shtëpinë dhe familjen, apo qytetarëve të Kosovës, me të cilët manipulon deri në ekstrem për llogari të agjendave të dyshimta.

Berisha ka thënë se Kurti e ka humbur rrugën në oborr dhe nuk është duke ecur me kohën!

Postimi i tij i plotë:

CILA MUNDET ME QENË PËRGJEGJËSIA E NJË QIRAGJIU NË KOSOVË!

Kur një hipokrit si Albini e merr të drejtën me u thirr në emër të popullit a ka më ofendim për atë popull, kur dihet se ai në Kosovë jeton me qira!

Nuk po e kuptoj kur i drejtohet popullit për zgjedhjet e 14 shkurtit, e ka fjalën për norvegjezët ku e ka shtëpinë dhe familjen, apo për qytetarët e Kosovës me të cilët manipulon deri në ekstrem për llogari të agjendave të dyshimta.

Referimi në terma moiste e marksist-leninist, tregon se ky “tip” e ka humbur rrugën në oborr dhe nuk është duke ecur me kohën!

Zafa.

(Kosova Sot Online)