Gashi beson se Kurti do të fitojë bindshëm edhe veç vetë

  • A.P /
  • 07 January 2021 - 22:14
Gashi beson se Kurti do të fitojë bindshëm edhe veç vetë

Shkëlzen Gashi, ish-kshilltari i Albin Kurtit, beson që Kurti do të fitojë bindshëm.

Anipse Kurti e kishte shkarkuar, Gashi beson se ai do t’i fitojë zgjedhjet edhe pa program.

“Ska diskutim që do të jetë e para VV-ja bindshëm. Ai zgjedhjet i fiton edhe pa program edhe pa ekip”, tha Gashi.

Ish-kryeministrit Kurti kushte liruar nga detyra këshilltarin e tij Shkëlzen Gashi, pas një deklarate që ky i fundit e kishte bërë në një televizion në Kosovë.

Deklarata e Gashi se pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kryer krime ka ngritur reagime të shumta në publik, teksa partitë politike në Kosovë e cilësuan skandaloze këtë deklaratë të Gashit.

(Kosova Sot Online)