“The Simpsons” godasin sërish, a e parashikuan ata protestën e fundit në SHBA?

  • E.K /
  • 08 January 2021 - 08:38
“The Simpsons” godasin sërish, a e parashikuan ata protestën e fundit në SHBA?

Ngjarjet e fundit nga protesta në SHBA kanë tërhequr vëmendjen e mbarë botës, teksa disa e kanë cilësuar si fundin e demokracisë amerikane. Por një detaj tjetër është zbuluar së fundmi.

Shumë fansa i kanë krahasuar trazirat e fundit me një episod nga seriali i famshëm The Simpsons.

Episodi i 31-të i Halloween-it i transmetuar në 1 nëntor, titullohej “Treehouse of Horror” dhe përshkruante një skenë apokaliptike ku zjarret digjen nëpër vendlindjen e Simpsons, Springfield, së bashku me automjetet e përmbysur.

Imazhet kanë një ngjashmëri të habitshme me protestuesit e së mërkurës pro-Trump që hynë në ndërtesën e Kapitolit, ku nga përleshjet katër persona humbën jetën.

Një fans shkroi në Twitter:

Një tjetër programim parashikues nga Simpsons!

Gjithashtu disa fansa krahasuan fotografitë e një Viking që pozoi në dhomën e Senatit, të cilat kishin një ngjashmëri të madhe me një personazh të Simpsons, që qëndronte në majë të ndërtesës së Kapitolit dhe ngrinte një flamur amerikan.

(Kosova Sot Online)