Drejtësia e korruptuar, e lidhur me mafio - politikën e kriminalizuar, po e mban Kosovën shtet të getoizuar e të sunduar!

Drejtësia e korruptuar, e lidhur me mafio - politikën e kriminalizuar, po e mban Kosovën shtet të getoizuar e të sunduar!

Hajrullah Tërnava

  • 08 January 2021 - 08:06

Shkruan: Hajrullah Tërnava

KGJK-ja kaherë është dashur të reagon dhe kundërshton këtë praktikë të dënimeve formale e simbolike, nuk është dashur të lejohen gjyqtarët që të japin dënim me kusht, ngase ajo është stimulim për të vazhduar e kryer veprën tjetër penale dhe recidiviste. Por dënimi me burg duhet të jetë si preventivë bazike, sepse qëllimi i dënimit është të jetë preventivë, për shkak të mos përsëritjes. E nëse akoma jepen dënime me kusht, atëherë vetem stimulohet krimi e korrupsioni. Me këtë strukturë ekzistuese në sistemin e pa reformuar të drejtësisë nuk mund të presim ndryshime pozitive. E vetmja shpresë tani po shihet te qeveria ne ardhje, nëse nga ajo Qeveri do të jetësohet Vetting-u i detyrueshem per te gjitha institucionet vitale te shtetit , dhe njëherë e përgjithmonë ta pastroj këtë sistem gjyqësor e prokurorial të tejkriminalizuar e qe nga zyrat e prokurorise po bejne edhe avokatine e krimit!.

Sikur mos të kishin qenë dënimet e buta formale, dënimet me kusht, si format më perfide të amnistimit dhe vazhdimit të stimulimit të veprimtarive korruptive në shtetin e varfër të Kosovës, të cilin e kanë zhvatur mafiozët e lidhur me politikën, por në të kundërtën sikur të ishin ato dënime gjyqësore ashtu si i parashohin ligjet pozitive të Kosovës, dhe sikur të luftohej krimi i organizuar ndaj „peshqve të mëdhenj“ ashtu si e kërkonte BE, tani nuk do të diskutonim për pengesat e liberalizimit të vizave, por kosovaret moti do ta kishin liberalizimin e vizave, dhe s’mpaku nuk dot ishim i vetmi shtet i getoizuar-izoluar ne Evropë.

Deklarimi i kryetarit te Gjykatës së Apelit, Hasan Shala i cili kujtohet tash së fundi të thotë e të shprehet i pakënaqur me vendimet që merren sa ju përket rasteve që kanë të bëjnë me korrupsionin në shkallën e parë, të dytë dhe atë të Gjykatës Supreme, tani është tepër i vonuar dhe nën presionin e faktorit ndërkombëtar. Shala e thotë tani se rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet dhënë dënime meritore, prandaj dënimet me kusht për korrupsion duhet të hiqen. Kur kemi të bëjmë me vepra penale të karakterit të korrupsionit unë konsideroj që ky është një reagim i shumë i vonuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".