Deputetja e LDK’së zbulon edhe një slogan tjetër të partisë me elemente të Ibrahim Rugovës

  • E.K /
  • 08 January 2021 - 12:05
Deputetja e LDK’së zbulon edhe një slogan tjetër të partisë me elemente të Ibrahim Rugovës

Deputetja e LDK’së, Rrezarta Krasniqi ka postuar një fotografi me një slogan tjetër të partisë për zgjedhjet që do të mbahen.

Në sloganin e zbuluar nga deputetja shkruhet “Lidhja është e fortë” në mbështetje të kandidatit për kryeministër Avdullah Hoti, teksa simboli i sloganit janë duart e shtrënguara të cilën e praktikonte edhe presidenti Ibrahim Rugova gjatë daljeve në publik.

Teksa dje një slogan tjetër i LDK’së të cilin e kishte zbuluar ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami doli të ishte i vjedhur e që më pastaj zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se logoja dhe slogani që zyrtarja e kësaj partie, Hykmete Bajrami, nxori në Facebook disa orë më parë, nuk janë të parapara për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai i ka quajtur “slogan e logo që po qarkullojnë në rrjete sociale”, por slogani “Mbesim në Lidhje” i shoqëruar me logon ku shihet një zemër e krijuar nga lidhëza e atleteve, u plasua nga ministrja në detyrë, Bajrami.

(Kosova Sot Online)