Vendimi për t’i dërguar dy qytetarët që u lënduan nga shpërthimi për në Austri, reagon Meliza Haradinaj

  • E.K /
  • 08 January 2021 - 14:13
Vendimi për t’i dërguar dy qytetarët që u lënduan nga shpërthimi për në Austri, reagon Meliza Haradinaj

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka reaguar pasi që dy qytetarë që janë lënduar në shpërthimin në Ferizaj është marrë vendim të dërgohen në Austri për shërim.

Haradinaj përmes Facebook ka falenderuar Austrinë për siç thotë ajo reagimin e shpejtë të tyre.

“Shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim të thellë për gatishmërinë dhe reagimin e shpejtë të shtetit të Austrisë, i cili ka ofruar mbështetje për shërimin e dy të lënduarve nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj, të cilët posa të kompletohen procedurat do të nisen për trajtim në këtë shtet. Si Ministri e Punëve të Jashtme dhe Diasporës bashkë edhe me institucionet tjera, jemi të angazhuar maksimalisht për t’ju dalë në ndihmë qytetarëve të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj, duke vendosur kontakte të menjëhershme me vendit mike për të mundësuar trajtimin e të lënduarve jashtë vendit dhe për të bërë të mundur shërimin sa më të shpejtë të tyre”, ka thënë ajo.

“Falë bashkëpunimit dhe miqësisë sonë të ngushtë me Austrinë dy nga të lënduarit nga ky shpërthim, të cilët kanë nevojë për trajtim jashtë vendit, do ta marrin këtë në institucionet e specializuar shëndetësore austriake.  Falënderoj për angazhimin e tij Ambasadorin e Kosovës në Austri z.Lulzim Pllana dhe stafin e misionit tonë atje. Kosova është e bekuar me miqtë e saj, të cilëve do t’u jemi përherë mirënjohës”, ka thënë Haradinaj.

(Kosova Sot Online)