Ministri i Bujqësisë: Ka rrezik që lumenjtë të dalin nga shtretërit e tyre

  • A.P /
  • 08 January 2021 - 17:23
Ministri i Bujqësisë: Ka rrezik që lumenjtë të dalin nga shtretërit e tyre

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa tha se reshjet e shumta të shiut dëmtuan shumë tokat bujqësore.

Ai  tha se ka rrezik që lumenjtë të dalin nga shtretërit e tyre.

“Ka rrezik që lumenjët të dalin nga shtretërit e tyre”, tha Mustafa.

Ai bëri të ditur se komunat më të prekura nga këto vërshime janë Rahoveci, Gjakovë, Deçan, Malishevë, Suharekë, Drenas,, Klinë e Istog.

(Kosova Sot Online)