Vdes Mesut Gashi, i diagnostikuari me kancer që u dërgua në Turqi

  • A.P /
  • 08 January 2021 - 21:24
Vdes Mesut Gashi, i diagnostikuari me kancer që u dërgua në Turqi

Lajmin për vdekjen e 35 vjeçarit e dha një i afërm i tij, përmes një postimi në Facebook.

“Një lajm i tmerrshëm nga Turqiaë paska ndërruar jetë Mesuti.

Zoti t’i japi forcë në momentin më të vështirë të jetës së tyre familjës së MESUT GASHIT.

Zot i madhë shpërbleje me xhehnetë.”, ka shkruar kushëriri i tij, Liridon Gashi.

Mesuti ishte baba i tre fëmijëve.

Ai ishte diagnostikuar me kancer në gjëndrat limfatike dhe shërim i tij mund të bëhej vetëm jashtë vendit.

Për shërim i ishin mbledhur 150 mijë euro vullnetarisht.

(Kosova Sot Online)