Bllokohen 30 familje në Brod të Shtërpcës, shkaku i shembjes se dheut

  • S.A /
  • 09 January 2021 - 08:14
Bllokohen 30 familje në Brod të Shtërpcës, shkaku i shembjes se dheut

Reshjet e vazhdueshme të shiut gjatë orëve të mbrëmjes të premten kanë bërë që të këtë rrëshqitje të dheut në fshatin Brod të Komunës së Shterpcës

Sipas “Kohës” këto rrëshqitje kanë bllokuar rrugën në lagjen e “Emërllahave”.

Që nga ora 21 në rrugë kanë dalur dhjetëra banorë si dhe zyrtarë të komunës për ta hapur rrugën derisa atyre në ndihmë ju ka dalur në mënyrë vullnetare edhe kompania “Vera sh.p.k” e cila është duke bërë përpjekje për hapjen e rrugës.

“Pas reshjeve të fundit jemi në vendin e ngjarjes jemi duke e hapur rrugen në fshatin Shtërpcë, pikërisht në lagjen ‘Emërllahave’, e cila është bllokuar nga rrëshqitja e dheut pas të reshurave të shiut. Deri tani kanë mbetur të bllokuara 30 familje të fshatit”, ka thënë Rifat Rrustemi, Rifat Rrustemi, banor nga fshati Brod.

(Kosova Sot Online )