Arrestohet huligani që u ul si bos në zyrën e Pelosit

  • S.A /
  • 09 January 2021 - 09:10
Arrestohet huligani që u ul si bos në zyrën e Pelosit

U arrestua të premten burri që u fotografua i ulur në mënyrë të shkujdesur e me këmbët mbi tavolinë në zyrën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Personi i quajtur Richard Barnett, 60 vjeç, nga Arkansasi, është dërguar në paraburgim në vendin e  tij të lindjes dhe përballet me akuzën për rrethimin e një ndërtese të institucioneve shtetërore, thanë prokurorët.

Ai u arrestua me arsyetimin se ka hyrë dhe ka qëndruar në vende të ndaluara. Ai gjithashtu akuzohet për hyrje të dhunshme dhe vjedhje për pronës publike, shkruan The Guardian.

Barnett e udhëheq një grup që përkrah të drejtat për përdorimin e armëve dhe sipas gazetës The Washington Post, ai është identifikuar si nacionalist i bardhë në një postim në Facebook, disa ditë para fillimit të trazirave.

Për më tepër, ushtruesi i detyrës së prokurorit të përgjithshëm të ShBA-së, Jeffrey Rosen, tha se FBI-ja do të bashkëpunojë me policinë metropolitane të Uashingtonit për ta hetuar vdekjen e zyrtarit policor, Brian Sicknick.

Ai vdiq nga lëndimet e marra gjatë mbrojtjes së institucioneve dhe raportohet se është goditur në kokë me një bombom për shuarjen e zjarrit. FBI-ja ka bërë thirrje që kushdo që ka informata për njerëzit që kanë marrë pjesë në trazira t’i paraqesë ato.

(Kosova Sot Online )