Haxhi Avdyli paralajmeron padi ndaj akuzave të rënda se pagoi për marrëdhënie sek*uale

  • E.K /
  • 09 January 2021 - 09:54
Haxhi Avdyli paralajmeron padi ndaj akuzave të rënda se pagoi për marrëdhënie sek*uale

Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka paralajmëruar padi pas akuzave të rënda ndaj tij se ka paguar për marrëdhënie seksuale.

Ai ka mohuar raportimet për të, duke thënë se këto goditje po bëhen në kohë zgjedhjesh.

“Portali i Avokatit te Isa Mustafës dhe grupit te Prontos, Besnik Berisha, s’do kisha besuar që do binte kaq poshtë me këto shpifje dhe sajime fantastiko-shkencore. Sidoqoftë të tmerruar nga fundi i tyre politik nga vullneti qytetarëve edhe priten këto “fake news” apo sajime te ulëta. Mund ta quaj e ulët, e pamoralshme dhe goditje e ulët nga ana avokatit, që në kohë zgjedhjesh bëjnë këso sajime dhe për këtë do bëj denoncim ne gjyq”, u shprehë Avdyli.

Ndryshe, Sinjali mbrëmë raportoi për një rast të detyrimit për prostitucion të raportuar në tetor të vitit 2017 ku një femër ka deklaruar se bashkëshorti i saj, N.K. e ka detyruar dhe i ka mundësuar takime me burra të ndryshëm me qëllim që të kryejë marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.

Në këtë rrëfim përmenden shumë emra, në mesin e tyre edhe ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga Prizreni, Haxhi Avdyli.

(Kosova Sot Online)