Dikush hap llogari të rreme në emër të Kryetarit të Obiliqit

  • E.K /
  • 09 January 2021 - 10:47
Dikush hap llogari të rreme në emër të Kryetarit të Obiliqit

Policia e Kosovës ka njoftuar se një zyrtare e komunës së Obiliqit ka informuar se persona të panjohur kanë hapur llogari të rremë në emër të kryetarit të komunës, Xhafer Gashit.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

“Obiliq 07.01.2021 – 21:04. Ankuesja femër kosovare zyrtare e Komunës së Obiliqit ka informuar se persona të pa njohur, në rrjetin social facebook kanë hapur llogari të rreme në emër të kryetarit të komunës. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)