Postoi video duke gjuajtur me armë në “Facebook”, policia bastis shtëpinë e pejanit

  • E.K /
  • 09 January 2021 - 11:02
Postoi video duke gjuajtur me armë në “Facebook”, policia bastis shtëpinë e pejanit

Policia e Kosovës ka bastisur dje shtëpinë e një pejani pasi që i njëjti në rrjetin social “Facebook”, ka publikuar video duke gjuajtur me armë zjarri.

Sipas policisë, nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Ahmet Gjikolli, Pejë 01.01.2021 – 00:01. Me 08.01.2021 njësiti policor ka bërë bastisje në shtëpinë e të dyshuarit mashkull  kosovar, kanë arrestuar të njëjtin pasi me datën 01.01.2021 i dyshuari kishte postuar një video në facebook duke shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuar është konfiskuar një pistoletë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)