Ramush Haradinaj: Dëmet mund të jenë si pasojë e punëve të shpejta dhe jo cilësore

  • E.K /
  • 10 January 2021 - 10:59
Ramush Haradinaj: Dëmet mund të jenë si pasojë e punëve të shpejta dhe jo cilësore

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, njofton për vizitën që ka bërë në Komunën e Malishevës pas dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e reshjeve atmosferike.

Teksa ka shtuar se dëmet infrastrukturore nga këto përmbytje mund të jenë edhe si pasojë e punëve të shpejta dhe jo cilësore.

“Ngritja e standardeve të larta infrastrukturore si dhe kapaciteteve për reagim dhe mbrojtje nga katastrofat natyrore duhet të jetë prioritet i shtetit tone”, shkruan ai.

Postimi i tij i plotë:

Vizitova sot komunën e Malishevës, përkatësisht një ndër zonat e prekura nga vërshimet.

Në këtë katastrofë natyrore, të gjithë së bashku duhet të qëndrojmë pranë familjeve të prekura dhe të bashkëndjejmë me vuajtjet e tyre nga këto përmbytje.

Ftoj qeverinë në detyrë, për mobilizim të menjëhershëm të të gjitha institucioneve përkatëse me qëllim të ndihmës dhe përkrahjes për qytetarët, si dhe të vendos për ndarjen e fondit emergjent për mbështetjen e menjëhershme të të gjitha familjeve të prekura nga këto përmbytje.

Dëmet infrastrukturore nga këto përmbytje mund të jenë edhe si pasojë e punëve të shpejta dhe jo cilësore. Të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi nëse nuk i kanë përmbushur kontratat sa i përket cilësisë së punës.

Ngritja e standardeve të larta infrastrukturore si dhe kapaciteteve për reagim dhe mbrojtje nga katastrofat natyrore duhet të jetë prioritet i shtetit tonë.

Njëkohësisht ftoj aktivistët, strukturat e Aleancës në zonat e prekura  si dhe gjithë qytetarët e vullnetit të mirë, që t’iu dalin në ndihmë familjeve të prekura në këtë fatkeqësi natyrore. 

(Kosova Sot Online)