Në Kaçanik veturat mbulohen tërësisht nga uji

  • E.K /
  • 11 January 2021 - 12:25
 Në Kaçanik  veturat mbulohen tërësisht nga uji

Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar vërshime edhe në komunën e Kaçanikut.

Shiu ka shkaktuar përmbytje në shumicën e komunave të vendit. Si pasojë e reshjeve të mëdha, shumë shtëpi, banesa e rrugë janë bllokuar nga uji.

Qytetarëve iu është pamundësuar lëvizja në shumicën e fshatrave dhe qytetit të vendit.

Në Kaçanik, veturat janë mbuluar tërësisht nga uji, pas reshjeve të mëdha të shiut.

(Kosova Sot Online)