Si pasojë e përmbytjeve të mëdha shembet ura në Llaushë të Skenderajt

  • E.K /
  • 11 January 2021 - 13:20
Si pasojë e përmbytjeve të mëdha shembet ura në Llaushë të Skenderajt

Si pasojë e përmbytjeve të mëdha është shembur ura e fshatit Llaushë të Skenderajt.

Nga shembja e urës janë bllokuar lagjja Lani, Geci dhe Bekteshi.

Pamjet janë publikuar nga banorët në rrjetet sociale.

Ndërsa, reshjet atmosferike kanë shkaktuar dëme materiale në shumë vende të Kosovës. Në ndihmë janë vënë edhe ekipet e FSK-së. 

(Kosova Sot Online)