Mos i votoni, refuzoni kandidatët mashtrues për kryeministër me slogane të rrejshme politike

Mos i votoni, refuzoni kandidatët mashtrues për kryeministër me slogane të rrejshme politike
Mos i votoni, refuzoni kandidatët mashtrues për kryeministër me slogane të rrejshme politike

Dardan Grapci

  • 11 January 2021 - 13:04

Shkruan: Dardan Grapci

Qytetarët janë mësuar tashmë me gënjeshtrat dhe manovrat e tyre lajkatare, prandaj në këto jam bindur që qytetarët më në fund do e vendosin fatin e së ardhmes së tyre tek ajo parti e cila din me të vërtetë se çka kanë nevojë dhe që din si ti mbaj premtimet.

-Secila parti politike në vend, në fushatat zgjedhore, gënjeshtrat i kanë sikur ushqimin që duhet ta kenë 3 herë apo më shumë në ditë. Ish-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me këtë premtim ia ka bërë sikur Hashim Thaçi kur pati thënë që do i punësoj 500 mijë qytetare, por në fakt asnjëri nga këta 500 mijë nuk është punësuar, prandaj këto premtime me shuma marramendëse dhe me vlera shumë të larta financiare janë thjeshtë një lojë e AAK-s sa për ti marrë votat dhe në fund të vazhdoj përsëri me atë avazin e vjetër e cila është mashtrimi dhe tenderomania ilegale.



Edhe pse slogani i AAK-s po duket se është - "Ne jemi ndryshimi", nga AAK-ja asgjë nuk pritet veç se situata e njëjtë me krime politike, ekonomike, shantazhe, kërcënime etj., se po të kishte qenë AAK-ja parti për ndryshim, këtë do e kishin treguar gjatë kohës kur ka qenë Ramush Haradinaj Kryeministër, por ajo se çka ka ndodhë ishte rritja e pagave, dhënia e tenderëve tek njerëzit familjar dhe partiak, punësimi familjar etj., prandaj ky slogan në pikëpamjen time personale është thjeshtë një mashtrim i radhës nga kjo parti. Thuajse tani jo vetëm AAK-ja, por edhe partitë tjera do fillojnë me sloganet e tyre joshëse sa për ta mashtruar popullin, unë them që tani në kohe krize politike dhe ekonomike, Kosovës i duhet një kandidat i pavarur e jo një kandidat që ka lidhje kriminale dhe partiake.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".