Regjistrimi i votuesve jashtë vendit do të fillojë në datë 13 janar dhe do të përfundoj me 21 janar

  • E.K /
  • 11 January 2021 - 14:35
Regjistrimi i votuesve jashtë vendit do të fillojë në datë 13 janar dhe do të përfundoj me 21 janar

Periudha për regjistrimin e votuesve jashtë vendit do të fillojë në datë 13 janar dhe do të përfundojë në 21 janar (ora 18:00).

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të konfirmojë të gjithë personat që aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë vendit.

Sipas KQZ-së, ky institucion do të verifikojë procesin e aplikimit për regjistrim duke i kontaktuar të gjithë aplikuesit përmes telefonit.

(Kosova Sot Online)