Shembet dheu në një fshat të Prizrenit, rrezikohen edhe shtëpitë

  • E.K /
  • 11 January 2021 - 14:45
Shembet dheu në një fshat të Prizrenit, rrezikohen edhe shtëpitë

Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar përmbytje në shumicën prej zonave në vend. Në një fshat të Prizrenit, për shkak të shiut është shembur edhe dheu.

Banorë të fshatit Nebregoshtë të Prizrenit kanë thënë se shembja e dheut po i rrezikon edhe shtëpitë që gjenden afër rrugës.

“Ka rrëshqitje të dheut në një masë të madhe në rajonin e Zhupës të Prizrenit. Saktësisht në katundin e Nebregoshtës ku jetojnë boshnjakët. Është shembur gati krejt rruga dhe rrezikohen edhe shtëpitë që gjenden në atë vend”, ka thënë një lexues i Gazetës.

Ai ka shtuar se si pasojë e shembjes së dheut, disa nga shtëpitë janë qarë.

“Ka edhe qarje të shtëpive. Kemi frikë se kjo do të vazhdojë nëse bie prapë shi. Për momentin është shumë rrezik këtu”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar dëme në shumicën e komunave të Kosovës.

Dëme të mëdha materiale janë shënuar në Fushë Kosovë, Ferizaj, Lipjan, Klinë, Malishevë, Podujevë, Prishtinë, Lipjan, Drenas e të tjera komuna.

(Kosova Sot Online)